‘Pandemia Covid-19 ishte një periudhë vuajtjesh dhe humbjesh e paprecedentë për të gjithë botën. Të gjithë humbën njerëz të dashur. Na u desh të hiqnim dorë nga një pjesë e mirë e jetës sonë sociale dhe interaktiviteti njerëzor, përfshirë këtu edhe pjeëmarrjet apo ndjekjet e një ndeshjeje futbolli. Por ka një dritë në fund të tunelit dhe me ardhjen e vaksinave shpresojmë që jeta të jetë sërish sic duhet jetuar; së bashku, pa barriera dhe kufizime të imponuara nga pandemia’. Ky është mesazhi i dhënë nga presidenti i FIFA, Gianni Infantino në një artikull të publikuar nga revista ‘UN Chronicle’ me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për zhvillimin dhe paqen
‘Sic ka ndodhur edhe në të kaluarën, futbolli sporti më popullor në botë do të ketë në rol qendror në ribashkimin e komuniteteve-shtoi Infantino-nëpërmjet futbollit do të rikthehemi në formë fizikisht, do të socializohemi me shokët e skuadrës dhe rivalët për të mbushur sërish stadiumet. Do të rifitojmë një pjesë të asaj që humbëm në vitin e fundit dhe shpresojmë që të risjellim gëzim e buzëqeshje’.
Sfidanti.al