De Brujn firmos kontratën tek Siti, por nuk është më i paguari në Angli

Me shumë mundësi nënshkroi marrëveshjen e fundit të rëndësishme në karrierë. Kevin De Brujn e bëri një ditë pasi shënoi një gol shumë të rëndësishëm për Mançester Sitin në sfidën e Championsit ndaj Dortmundit, dhe duke qenë 29 vjeç prityet që ta mbyllë karrierën në “Etihad”. Kontrata e re është 4-vjeçare dhe do të ketë vlerë prej 300 000 paundësh stërlina në javë, siç raportohen zakonisht pagat në Britaninë e Madhe. Kjo, pa llogaritur shpërblime të ndryshme, ndërsa në vit i bie më shumë se 16 milionë paundë stërlina. Gjithsesi, mesfushori nuk do të jetë as kështu lojtari më i paguar i Premier Ligës, edhe pse do të jetë i Mançester Sitit. Rroga e nxjerr në vendin e tretë pas De Geas së Mançester Junajtidit dhe Obamejangut të Arsenalit. Ja renditja e 10 të parëve, me paundë stërlina në javë.

De Gea             375 000

Obamejang     350 000

De Brujne       300 000

Stërling          300 000

Pogba             270 000

Marsial          250 000

Aguero          220 000

Salah            220 000

Çiluell          190 000

Van Dajk    180 000

Sfidanti.al