Ka qenë lojtar i Bajernit dhe madje i shkëlqyer, por ka qenë dhe mbetet francez, madje kampion i botës dhe i Europës me “gjelat”. Biksent Lizarazu është një legjendë në të dyja anët e kufirit franko-gjerman, një legjendë europiane, dhe ai vlerëson se dueli i Championsit, Bajern-Paris SG është shumë interesant, është thuasje 50 për qind me 50 për qind (për shkak të dëmtimit të Levandovskit), por francezët kanë dy probleme të mëdha. “Së pari, – thotë Lizarazu, – PSG është një skuadër e shkëlqyer kur sulmon, me fantazi, teknikë dhe shpejtësi, por është krejt ndryshe kur mbrohet. Ka lojtarë si Mbape, Di Maria dhe Nejmar që nuk japin shumë në fazën mbrojtëse. Nejmar është më shumë problem se të tjerët, pasi ai nuk është lojtar skuadre”. Ish-mbrojtësi i krahut ka disa fjalë për gjermanin Julian Draksler, duke e vlerësuar si shumë të talentuar dhe me nivel të lartë, por tepër indiferent. “Ndonjëherë, ai është si një hije, i mungon shpirti luftarak dhe duket rastësor”, – thekson Biksent Lizarazu.
Sfidanti.al