Me rrjetën që i shënoi Shefild Junajtidit, ai e tregoi veten sërish një lojtar i llojit “vdekësor”. Sadio Mane mund të cilësohet si arma (jo) sekrete e Liverpulit, njeriu që prish ekuilibrat e kundërshtarit me shpejtësinë e tij fenomenale, si dhe me aftësinë fiziko-atletike dhe inteligjencën taksike. Sulmuesi afrikan është tani në “podiumin” e lojtarëve me më shumë gola në shtëpi, dhe statistikat e thonë qartë.
Mane arriti në 25 gola në stadiumin “Anfild” për Liverpulin që nga fillimi i sezonit të kaluar, duke qenë jo vetëm mbi shokët e skuadrës, por edhe më mirë se çdo lojtar tjetër i Premier Ligës. Më shumë se ai ia kanë dalë të realizojnë vetëm Lionel Mesi, me 29 gola për Barcelonën në “Kamp Nou” dhe Kilian Mbape, me 27 gola për Paris SG në “Park dë Prensis”. Jo më kot, Reali i Madridit është gati të shpenzojë shumë për të marrë një lojtar si Maneja.
Sfidanti.al