Bajerni bën blerje edhe për skuadrën e futbollit elektronik!

Nuk është nga klubet e çmendur për shpenzimet në futbollin “konkret”, dhe nuk mund të jetë as në atë “virtual”, por gjithsesi edhe Bajerni ka hyrë në rrugën e elektronikës. Përtej mosbesimit të ish-presidentit Uli Hënes, dhe kundërshtive të një pjese të tifozëve, shefi ekzekutiv, Karl-Hajnc Rumenige, vendosi të përqafonte një kampionat virtual që luhet në kompjuter, dhe që është pjesë e asaj që quhet eSports (sportet elektronikë).

Rumenige firmosi kontratë me kompaninë japoneze Konami, ndërsa liga e futbollit quhet “Futbolli Pro Evolucion” (Pro Evolution Soccer). Bavarezët presin të fitojnë 15 milionë euro në 3 sezone nga Konami, dhe kjo e bën kompaninë japoneze pjesë të 9 partnerëve “prej platini” të Bajernit, pak a shumë si kompania ajrore “Katar Eruejs” (Qatar Airëays), SAP dhe Zimens (Siemens). Klubet e tjerë të rëndësishëm të Bundesligës, si Mynshengladbahu apo Lajpcigu, nuk do të arrijnë të fitojnë as 1 milionë euro nga eSportsi. Për të luajtur lojën elektronike, Bajerni ka marrë 3 lojtarë të quajtur Alehandro Alguasil (në foto), Migel Mestre dhe Hoze Karlos Sançez, që të tre spanjollë, ndonëse gjuha e lojës do të jetë anglisht.

Sfidanti.al