Kanë qenë gjithnjë më të mirat, por edhe më të kritikuara dhe ato që kanë dështuar shpesh. Skuadrat e stafetave të SHBA-së në atletikë kanë qenë më shumë rivale të vetes sesa kanë qenë kundërshtarët realë në pistë. Ato janë skualifikuar shpesh për gabimet e kryera dhe rasti ifundit ishte në stafetën gjinore të përzier në 4×400 metra. Skuadra amerikane doli e para në bateritë eleminatore dhe u kualifikua si më e mira në gjysmëfinale, por gjyqtaria e skualifikoi pasi Lina Ajrbi (Irby) bëri një gabim në momentin që mori stafetën nga shoqja e saj, Elija Goduin. Stafetat e meshkujve kanë bërë gabime të mëdha në të kaluarën, dhe deri në Rio de Zhaneiro në 2016 janë skualifikuar plot 9 herë.
Sfidanti.al