Në pritje për ta bërë kapiten, Liverpuli i rinovon kontratën Aleksandër-Arnoldit

Mbrojtësi i krahut nuk arriti të ishte në Kampionatin Europian me Anglinë, pasi trajneri Sauthgejt vendosi të mos e merrte, plus që kishte probleme dëmtimesh. Gjithsesi, në moshën 22-vjeçare, Trent Aleksandër-Arnoldi e ka gjithë karrierën përpara dhe lajmet e mira i merr në “Anfild”. Trajneri Jurgen Klop ra dakord me të për të rinovuar kontratën me Liverpulin, që tani vlen deri në 2025. Lojtari i krahut pati ulje-ngritje gjatë sezonit të kaluar, por ishte shumë mirë në fazën përfundimtare duke ndihmuar ekipin të kualifikohej për në Champions. Sipas mediave, Liverpuli mendon se Aleksandër-Arnoldi do të ishte një kapiten shumë i përshtatshëm për të ardhmen.

Sfidanti.al