“Senatorët” kampionë të botës tani janë në shtëpi, edhe pse kombëtarja e Gjermanisë u grumbullua përsëri. Mats Humels, Zherom Boateng dhe Tomas Myler nuk do të jenë, ndoshta në mënyrë përfundimtare, në radhët e saj, me trajnerin Joakim Lëv që mendoi se ky ishte momenti. i përgatitur të përballonte një “sulm frontal” nga Bajerni, Lëvi vazhdoi në rrugën e tij, duke shpallur listën e re dhe duke nisur punën për një lavdi tjetër.
Skuadra po përgatitet në Volfsburg për miqësoren ndaj Serbisë, dhe pastaj për ndeshjen eleminatore të Europianit ndaj Holandës, një test vërtet i vështirë. Në ekip, lojtarë që deri dje quheshin të rinj, tani janë “ushtarë të vjetër” si Leroi Sane apo Timo Verner.
Po kush janë të rinjtë tek të cilët dëshiron të mbështetet Lëvi? Niklas Shtark është një mbrojtës nga Herta e Berlinit, Julian Brant është një lojtar ofensiv që vjen nga Leverkuseni, Marsel Halstenberg është pjesë e Lajpcigut, ndërsa ka edhe të rinj të tjerë si Tilo Kehrer, organizatori Kai Haverc, Maksi Egeshtajn apo mbrojtësi Klosterman.
Sfidanti.al