Nisin eliminatoret; Franca e hap me sfidën ndaj Moldavisë

Këtë javë përfaqësueset e 55 Federatave anëtare të UEFA nisin eliminatoret e kampionatit evropian të vitit 2020. Në këtë eveniment që do të zhvillohet në 12 qytetet të kontinentit vendet pritësë të ndeshjeve nuk do të jenë automatikisht në fazën finale sic ndodh zakonisht në kampionatin evropian por do të luajnë ndeshjet e tyre kuallifikuese. Franca skuadra kampione e botës do të nisë aventurën e saj me ndeshjen ndaj Moldavisë në fushën e kësaj të fundit. Në letër, skuadra transalpine është favorite absolute për të fituar, por trajneri Deshamps kërkon të mbajë të karikuar lojtarët e tij duke kërkuar vlerësimin maksimal të skuadrës kundërshtare.

‘Duhet të kemi gjithnjë dilemat tona, nuk ekzistojnë ndeshjet ideale-tha Deshamps-e dimë që shumë gjëra varen nga ne, por skuadra moldave luan në shtëpinë e saj dhe do të japë më të mirën e saj e me siguri nuk do të lejojë shumë hapësira. Ne jemi përballur me situata të rille dhe nuk është aspak e lehtë’.

Në skuadrën përfaqësuese franceze për këto eliminatore është rikthyer Kingsli Koman që duket se e ka kaluar dëmtimin e tij, ndërkohë që nuk është marrë Antoni Marsial, që ka në të vërtetë probleme fizike. Kujtojmë se në kualifikuese janë 10 grupe të përfaqësueseve kontinentale, dhe në fazën finale kalojnë 2 ekipet e para të cdo grupi që do të bashkohen me 4 skuadrat e tjera që do të jetë fitueset e cdo Lige në Nations League.

sfidanti.al