Rumenige i jep fund: Hansi Flik nuk do të largohet nga Bajerni!

Para pak ditësh u shpreh në formë këshille dhe paralajmërimi, ndërsa tani është i sigurt në fjalët që thotë. Karl-Hajnc Rumenige duket se është i informuar që Hansi Flik nuk do të largohet nga Bajerni për t’u bërë trajner i Gjermanisë. Me kontratë në Mynih deri në 2023, duket se Fliku ka biseduar me shefin ekzekutiv të klubit, duke u sqaruar për të ardhmen. “Kjo nuk ka të bëjë aspak me probabilitetit, me të mundësinë, – tha Rumenige për “Velt am Zontag”, – ne jemi këshilluar mirë që të përfundojmë atë për të cilën kemi rënë dakord. Kam komunikuar pa asnjë hije dyshimi me Flikun dhe i kam thënë se jemi shumë të lumtur me të”. Vetë Fliku nuk e kishte hedhur poshtë në mënyrë të qartë mundësinë për të shkuar te kombëtarja, ndërsa spekullim krijonte konflikti i tij me drejtorin sportiv, Hasan Salihamixhiç. Rumenige thotë se “ata e zgjidhën gjithçka mes tyre, siç na takon tek Bajerni, ku jemi si një familje”.

Sfidanti.al