Ronaldo falenderon Juventusin dhe bën një premtim që i bën tifozët të ëndërrojnë

Cristiano Ronaldo u shpall futbollisti më i mirë i Serie A për sezonin 2019/2020 me sulmuesin e Juventusit që deshi të falenderojë të gjithë kolegët e tij nëpërmjett një mesazhi në Instagram.

‘Nuk mund të isha më shumë i lumtur e krenar se kaq për cmimin e Futbollistit më të Mirë për herë të dytë që nga momenti që erdha në Itali-shkruante Ronaldo-Falenderoj Shoqatën Italiane të Futbollistëve për këtë vlerësim, Juventusin, shokët e mi të skuadrës e tifozëve tanë’.

Ylli i Juventusit ia dedikoi cmimin të gjithë atyre të panjohurve, publikur që punojnë cdo ditë që Juventusi të jetë një prej klubeve më të mëdhenj në borë. ‘Pas lavdisë sonë kolektive dhe triumfeve individuale, ka gjithnjë shumë profesionistë që japin gjithcka tyren që të mos munigojë asgjë-shtoi Ronaldo-mirënjohja ime shkon për ata persona që shfaqen më pak, por që janë shumë të rëndësishëm për sukseset tona. Janë heronj autentikë’.

Por për Ronaldon  nuk ka kohë që skuadra të flejë mbi dafina me sulmuesin luzitan që u bëri një premtim tifozëve bardhezinj

‘Në fund dëshiroj t’i premtoj të gjithë universit bardhezi se do të vazhdojmë të punojmë deri në ditën e fundit sepse mundemi akoma, të gjithë së bashku, të kemi motive për të festuar këtë sezon. Deri në fund-e mbyllte mesazhin e tij Cristiano Ronaldo.

Sfidanti.al