Dramë tek Lejkërsat, sa kohë mungom Lebroni, kur nuk është as Dejvisi?

Ndeshja e mbrëmjes së fundit në NBA ishte vërtet e dhimbshme për kampionen në fuqi. Los Anxhelos Lejkërsat u mundën në “Stejpëll Sentër” nga Atlanta që po fluturon, dhe për më tepër Lebron Xhejmsi u dëmtua. Kapiteni doli nga loja pas vetëm 10 minutash e 36 sekondash me gjurin të dëmtuar, ndërsa klubi kalifornian do të presë me gjak të ngrirë përgjigjet e vizitave mjekësore. Shpresa është që Lebroni të mos mungojë gjatë, por duke qenë në moshën 36-vjeçare asgjë nuk mund të përjashtohet. Për më tepër, lojtari i dytë më i mirë i ekipit, Entoni Dejvis, mungon deri në prill.

Lejkërsat u mundën 94-99, ndërsa mëkati ishte i madh për dëmtimin e Xhejmsit, sepse ai kishte shënuar 10 pikë në 10 minuta lojë, ndërsa kishte dhënë edhe 4 asistë. Në mungesë të tij, Montrezl Harrell u përpoq të mbante lart ekipin duke shënuar 23 pikë e kapur 11 topa në tabela, ndërsa gjermani Denis Shrëder shtoi 16 pikë, pati 7 topa në tabela, 4 asistë e 2 vjedhje topi. Tek Atlanta shkëlqeu Xhon Kollins me 27 pikë e 16 topa në tabela, Trej Jang pati 14 pikë e 11 asistë, ndërsa italiani Galinari hyri nga stoli e shënoi 18 pikë. Kjo ishte fitorja e 8-të radhazi për Atlantën që është e pesta në Lindje, ndërsa Lejkërsat janë në vend të 3-të në Perëndim me 28 fitore e 14 humbje.

Sfidanti.al