Jordi Alba, besnik i Barcelonës, Laporta hyn në kontakte për Haaland

Jordi Alba i premton dashuri të përjetshme Barcelonës teksa deklaron se dëshiron të mbyllë karrierën te klubi katalanas. ‘E shoh ende larg fundin e karrierës sime-tha Jordi Alba për të përditshmen spanjolle ‘Sport’-ditën që do t’i jap fund shpresoj që të jem në një klub që më do dhe Barcelona është ajo që unë kam më shumë për zemër duke qenë se këtu kam jetuar praktikisht të gjithë jetën time’

Ndërkaq, po kjo e përditshme flet edhe për hyrjen në veprim të Joan Laportës për Erling Haaland. ‘Sport’ thekson se tashmë presidenti i ri i Barcelonës ka folur me agjentin e talentit norvegjez që kërkohet edhe nga Reali i Madridit e Manchester City.  Për të arritur te talenti i Borussias së Dortmundit, klubi katalanas do të duhet që fillimisht të shesë ndonjë prej futbollistëve për vlerën e 100 milionë Eurove

Sfidanti.al