Mançester Junajtidi pa portugezët? Si një copë letër A4, thotë Solskjeri

Duket se edhe në Norvegji dinë të bëjnë batuta tepër të bukura. Një të tillë e shprehu trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjer, i cili e përdori për të treguar sa më gjallërisht dhe me forcë ndikimin e lojtarëve të ardhur nga bota portugalisht-folëse në ekipin e tij. Ata janë Fred, Bruno Fernandez dhe Aleks Tejes. “Ata janë 3 qershitë mbi tortë, – u shpreh Solskjeri, – ata rrinë pranë njëri-tjetrit, ata shohin të gjitha ndeshjet braziliane dhe portugeze, dhe është e pabesueshme sesi nxisin njëri-tjetrin për të bërë më shumë. Është shumë e rëndësishme t’i kesh karaktere të tillë në skuadër, ndryshe ne do të ishim si një fije letër A4, siç jam unë përshembull. Ata na japin buzëqeshjen, energjinë dhe muzikën braziliane samba”.

Sfidanti.al