Nuk mund të kishte akuzë më të rëndë dhe më të qartë, ndërsa lufta mes dy rivalëve të mëdhenj të futbollit duket e pashmangshme. Kristiano Ronaldo akuzoi Lionel Mesin se e vodhi trofeun e Topit të Artë të “Frans Futbollit”, të cilin sipas portugezit duhej ta kishte merituar ai, ose Robert Levandovski. “Vjedhje, ndotje, turp! – shkruajti një tifoz i Ronaldos në rrjetet sociale, – Thjesht për të ardhur keq! Kush e pa, e pa. Kushdo që është me mend në kokë e di se kush janë ata që meritojnë të jenë fitues. Të marrës çmime pa i merituar është një lumturi e gënjeshtërt, pa krenari. Pavarësisht nga këto çmime, CR7 do të jetë gjithnjë më i miri në histori!” Ronaldo e bëri pëlqim postimin, me gishtin lart dhe me dy sy njeriu të ngjitur me përgjigjen e tij. Sipas tifozit, Ronaldo mund të bënte duel për çmimin vetëm me Robert Levandovskin, jo me Mesin.
Sfidanti.al