Kur Paris SG merr një si Lionel Mesi, kjo mund të kuptohet edhe sepse flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, por edhe sepse francezët kanë nevojë për emra të mëdhenj për të zmadhuar historinë e tyre. Mançester Junajtid është një kategori tjetër dhe në Angli kanë nisur pyetjet nëse ia vlente ky investim për të kthyer lavdinë e vjetër, kur kërkohet lavdia e re, dhe kur Kristano Ronaldo do të jetë 37 vjeç shumë shpejt. Sa mund të japë një lojtar në një moshë të tillë, në një kampionat si Premier Liga ku skuadrat vrapojnë me 100 km në orë?
Sipas analistëve në ishull, blerja është një biznes i pastër financiar që do të ndihmojë klubin nga ana ekonomike, po ashtu mund të qetësojë tifozët që të mos kërkojnë largimin e pronarëve, të familjes Glejzër. Frika është që CR7 do të prishë ekuilibrat e skuadrës që Solskjer mezi po e ndërton, dhe që u përforcua me Varanin e Sançon. Po ashtu, thuhet se Mejzën Grinvud do të humbasë nga ardhja e portugezit, ndërsa pritej që ky të ishte sezoni kur ai të merrte rolin e qendërsulmuesit. Sipas statistikave, Ronaldo kishte gati 7 gjuajtje për ndeshje me Realin dhe gati 5 gjuajtje me Juven, duke i pasur këto të dytat më larg portës. Me Realin kishte gati 10 prekje topi në zonë, ndërsa tek Juvja gati 7!
Sfidanti.al