Nikola Vlashiç, produkti i ri i shkollës kroate kthehet në Premier Ligë

Gjatë Kampionatit Europian, pasi shkëlqeu me kombëtaren fanelë me “fushën e shahut”, për të u interesua Milani. Nikola Vlashiç mund të bëhej pjesë e një skuadre të madhe, por më pas italianët nuk deshën të shpenzonin aq shumë dhe morën lojtarë me huazim si Zhiru, Pelegri apo Bakajoko. Gjithsesi, ish-lojtari i Evertonit nuk ishte harruar në Angli dhe Uest Hemi pranoi të paguante 30 milionë euro tek CSKA e Moskës për kartonin e kroatit. Vlashiç është produkt i akademisë së Hajdukut të Splitit, dhe Evertoni pagoi 14 milionë euro për ta marrë. Vetë CSKA pagoi rreth 16 milionë euro, pra në total për kartonin e tij janë paguar 60 milionë euro. Shkolla kroate vazhdon të nxjerrë talente dhe ta ketë futbollin biznes.

Sfidanti.al