Ronaldo ia thotë troç Solskjerit: Nuk jam këtu për t’u ulur në stol!

Tensioni është bërë vërtet i madh në “Old Traford”, ndërsa ka “xixa” mes superyllit me numrin 7 dhe trajnerit norvegjez. Nuk është se ata kanë bërë ndonjë sherr, as që janë prishur me njëri-tjetrin, por Kristiano Ronaldo i ka thënë Ole Gunar Solskjerit se nuk dëshiron të rrijë në stol dhe se dëshiron të luajë titullar në çdo ndeshje. Solskjeri e mbajti fillimisht në stol në ndeshjen e Premier Ligës barazuar 1-1 në Mançester ndaj Evertonit. Pas atij momenti, pati shumë kritika mediatike për Solskjerin, nga ish-yje të Mançester Junajtidit që janë kthyer në analistë, nga ish-trajneri Sër Aleks Ferguson (privatisht) dhe nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos. Gjithsesi, Solskjer u shpreh një ditë më parë se “unë jam trajneri dhe jam unë ai që vendos”. Të shikojmë sesi do të jetë raporti i tij me CR7-ën dhe sesi ky raport do të ndikojë tek “djajtë e kuq”.

Sfidanti.al