Adejemi, ylli i ri gjermano-nigerian që “çmend” Bajernin e Liverpulin

Ka qenë pjesë e bavarezëve në moshë fare të vogël, nga 9 deri në 11 vjeç, ndërsa më pas rrugët u ndanë. Karim Adejemi është një sulmues që tashmë është bërë tepër interesant në moshën 19-vjeçare, pasi kapërceu etapat tek Unterahingu, pastaj tek Salcburgu (16 gola në 49 ndeshje në Bundesligën austriake). Adejemi ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje në Champions, dhe 1 gol në 2 ndeshje eleminatore të Championsit, ndërsa është pjesë e kombëtares së Gjermanisë, për të cilën ka shënuar edhe një gol në 3 ndeshje të luajtura.

Këtë lojtar 19-vjeçar e ka vënë në shënjestër Bajerni i Mynihut, siç pohon agjenti i tij Tomas Solomon dhe babai Ebi Adejemi. Po ashtu, ka edhe klube të tjera që janë në bisedime si Salcburgu apo Dortmundi, por nuk duhet harruar as Liverpuli i Jurgen Klopit.

Sfidanti.al