Nuk është shumë e qartë se përse duan ta bëjnë kaq shpejt, pra për vetëm pak ditë, por mediat katalanase shkruajnë pikërisht kështu. Barcelona dëshiron rinovimin e kontratës me Ansu Fatiun deri në 24 tetor, madje përpara kësaj dite kur është në program El Klasiko ndaj Realit të Madridit. Informacioni është që drejtuesit “blaugrana” duan të kenë kontratë të re me sulmuesin 18-vjeçar, që ka marrë fanelën me numrin 10 të braktisur nga Mesi, po ashtu kanë në plan bisedime me Usman Dembelenë. Nuk mjafton ke kaq, por ka futbollistë që duan ngritje rroge si Arauho dhe Gavi. Bisedimet për Fatiun kanë nisur, dhe Barça po studion kërkesat e familjes së tij dhe të agjentit Zhorge Mendes.
Sfidanti.al