Ronaldo është 699-ësh, golin numër 700 duket e la për në Kiev!

Kundërshtari përballë ishte modest, por asnjëherë nuk kritikohet një lojtar që shënon. Kristiano Ronaldos iu deshën dy gola për të arritur shifrën vërtet magjike 700 në karrierë, por ai e realizoi punën përgjysmë, duke goditur saktë veç një herë në portën e Luksemburgut. Portugalia fitoi pa probleme, 3-0 në fushën e saj, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, në një grup ku kryeson Ukraina, por ku pretendime ka edhe Serbia.

CR7 ka tani 699 rrjeta për kombëtaren dhe për klubet, duke qenë shumë pranë “klubit ekzkluziv 700”, ku ndodhen disa nga lojtarët më të shquar në histori si Bican, Pele, Romario, Pushkash apo Gerd Myler. Mesa duket këtë objektiv të madh do ta realizojë kur të luajë të hënën në Kiev ndaj Ukrainës. Nëse nuk ia del as atje, do ta provojë fundjavën e ardhshme me Juventusin.

Sfidanti.al