Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart se kaq, në një sport që edhe e ka dashur, që edhe e ka pasur të ndaluar për shumë vjet, dhe ku vuan nga probleme të panumërta. Boksieri i përfaqësueses shqiptare, Alban Beqiri, u kualifikua për në raundin e tretë të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Beograd të Serbisë, pasi fitoi ndaj një kundërshtari të fortë lituanez. Beqiri triumfoi me rezultatin 5-0, pra me rezultat unanim me pikë nga të 5 gjyqtarët ndaj lituanezit Saimonas Banis (Banys), ndërsa në raundin e parë mundi kenianin Bonifejs Maina, gjithshtu 5-0. Në të 8-at e finaleve, boksieri shqiptar do të ndeshet me Eduardo Bekfordin nga Panamaja. Sportisti i Tiranës ka shansin e jetës për të dalë në çerekfinale në peshën deri 71 kg.
Sfidanti.al