Reali me “vëllezërit binjakë”, kapiteni Ramos ngjan shumë me Zidanin!

Sergio Ramos do të rinovojë kontratën këto ditë me Realin e Madridit. Presidenti Florentino Perez, me shumë lumturi do t’ia njoftojë gjithë botës marrëveshjen e re, me foton tradicionale duke shtrënguar dorën në kabinetin e trofeve të klubit. Një veprim që Perez e ka bërë këto javë edhe me Karvahalin, Benzemanë, Marselon dhe Iskon, ndërsa Zinedin Zidan edhe pse ka rinovuar, nuk ka pranuar të botojë fotografinë. Trajneri nuk i ka qejf këto gjëra, dhe për më tepër nuk ka diskutuar asnjëherë për rrogën. Zidan firmos dhe pastaj pyet për rrogën, diçka që e ka bërë që nga viti 2001. Në këtë pikë, ai ngjan me Ramosin, pasi as mbrojtësi i qendrës nuk ka diskutuar ndonjëherë detajet financiare, ai është marrë vesh shumë lehtë me presidentin. Kontrata e re e Ramosit vlen deri në 2021, ndërsa ai quhet jo më kot “kapiteni dhe udhëheqësi më i mirë i mundshëm”. Ai dhe Zidan ngjajnë si dy vëllezërit binjakë të Realit.

Sfidanti.al