Rakitiçi ka një peng me klubin, nuk i mjafton as kryesimi i La Ligës!

Kur fitohet, harrohet çdo e keqe, por ndonjëherë kjo nuk ndodh plotësisht. E kujton kroati i Barcelonës, Ivan Rakitiç, në një intervistë të fundit dhënë për BBC-në britanike. Mesfushori nuk është 100 për qind i lumtur edhe pse luan në krah të Lionel Mesit, edhe pse Barça kryeson renditjen e kampionatit. Arsyeja e mërzitjes së tij të pjesshme është Nejmar.

“Për mua ishte gabim që klubi pranoi që Nejmar të largohej, – u shpreh Rakitiçi, – e pata shumë të vështirë të mësohesha me largimin e tij, jo vetëm sepse është lojtar i madh, por edhe sepse është një nga djemtë më të mirë në futboll. Nejmar ishte i rëndësishëm për skuadrën”. Gjithsesi, 29-vjeçari theksoi se nuk ka asnjë hatërmbetje për ikjen e brazilianit. “Duhet ta respektojmë vendimin e tij, dhe unë i uroj të shënojë sa më shumë gola me ekipin e ri, veçse ne duhet të bashkohemi që të jemi po aq të fortë, edhe pa Nejmarin”, – përfundoi kroati.

Sfidanti.al