Mjaftoi një moment që nuk shkoi mbarë në ceremoninë e golave në Nion të Zvicrës, që të niste sërish një luftë që dukej se ishte kthyer në armëpushim. Reali i Madridit sulmoi UEFA-n pas shortit të hedhur dy herë për Championsin. Klubi madrilen akuzoi UEFA-n se është gënjeshtare, për mënyrën sesi arsyetoi për përsëritjen e shortit. Fillimisht, Reali u shortua me Benfikën, por pastaj pati një sfidë shumë më të vështirë, ndaj Paris SG të Mesit e Mbapesë. Reali kërkoi që çifti ndaj Benfikës të mbetej në fuqi sepse gabimi vendimtar ndodhi më vonë.
Sfidanti.al