Pas Totenhemit dhe Leisterit, ja ku jemi në një gjendje edhe me të vështirë. Skuadra të tjera angleze janë të sulmuara nga epidemia e koronavirusit që rrezikon ta bëjë lëmsh kalendarin festiv. Mançester Junajtidi dhe Aston Vila janë klubet e fundit që japin alarmin, dhe që u detyruan të anulonin seancat stërvitore të së dielës. Ekipet do të luajnë këtë të martë, sipas kalendarit, por nuk dihet nëse ndeshjet do të zhvillohen, ndërsa Junajtidi u ndesh me Noruiçin dhe Aston Vila ishte në “Anfild” ndaj Liverpulit, pra a mundet që të ketë pasur infektime edhe në ekipet e tjera? Po afrojnë Krishtlindjet dhe Viti i Ri, periudhë e ngarkuar për Premier Ligën, me shumë ndeshje, me spektakël dhe me shumë fitime, por tashmë gjithçka është në rrezik.
Sfidanti.al