E pabesueshme nga UEFA, hidhet sërish shorti i Championsit!

Ishte ky moment që solli përsëritjen. Mançester Junajtidi nuk mund të luante ndaj Vijarrealit, pasi kishin qenë rivalë në grup, por një gabim teknik në serverin e UEFA-s shkaktoi një konfuzion që anuloi gjithçka. Shorti i raundit të dytë të Championsit u detyrua të hidhej për së dyti dhe çiftet e nxjerra herën e parë nuk u njohën. Fillimisht ishte një duel Mesi-Ronaldo, pasi u vunë përballë Paris SG dhe Mançester Junajtidi, por herën e dytë, Mesi u detyrua të vihem përballë një tjetër rivali të madh. PSG u çiftua me Realin e Madridit, pra superylli argjentinas do të ketë një duel me armikun e përjetshëm, ndaj të cilit ka luajtur kaq shumë në karrierë dhe ka shënuar shumë gola.

Një duel i madh është ai mes Interit dhe Liverpulit, ndërsa më herët italianët kishin qenë përballë Ajaksit, dhe anglezët do të luanin ndaj Salcburgut austriak. Goglat e dyta vunë përballë Atletikon e Madridit ndaj Mançester Junajtidit, pra Kristiano Ronaldo gjithashtu do të ketë përballë një rival të vjetër. Nuk harrohen duelet e forta të portugezit ndaj bardhekuqve, dhe golat e shënuar.

Çiftet: Salcburg-Bajern Mynih, Sporting Lisbonë-Mançester Siti, Benfika-Ajaks, Çelsi-Lilë, Atletiko Madrid-Mançester Junajtid, Vijarreal-Juventus, Inter-Liverpul, Paris SG-Real Madrid

Ndeshjet në 15, 16, 22 e 23 shkurt, dhe në 8, 9, 15 e 16 mars

Sfidanti.al