Reali e Barça dominojnë futbollin, por Premier Liga angleze kërcënojnë La Ligën!

Dominimi spanjoll vazhdon, por vetëm krejt në majë. Dy klubet e La Ligës, Reali e Barcelona mbeten sërish në krye të renditjes së emrave më të vlefshëm në botën e futbollit, ndonëse pas tyre po rritet kërcënimi nga Anglia. Reali doli klubi më i vlefshëm i topkëmbës në rruzull, pas raportit të vitit 2020 nga agjencia e specializuar amerikane, “Brend Fajnëns” (Brand Finance).

Vlera e madrilenëve ishte 1 miliardë e 572 milionë USD, duke ruajtur kryesimin e vitit të kaluar. Ky vlerësim bëhet në bazë të emrit të klubit, të pasurive të patundshme të tij, të gjendjes së borxheve, të vlerës së skuadrës dhe të suksesit sportiv. Në vend të dytë është Barcelona, që “peshon” 1 miliardë e 565 milionë USD, duke u ngjitur në vendin e dytë. Kjo, edhe pse katalanasit nuk e mbrojtën dot titullin në La Liga, e pavarësisht se janë goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit.

Një ngjitje të fuqishme ka bërë Liverpuli. Kampionia e re e Anglisë po i afrohet Mançester Junajtidit duke qenë në vendin e katërt, ndërsa nën udhëheqjen e trajnerit Klop shtoititullin e Premier Ligës, pas atij të Championsit fituar në 2019. Të kuqvë vlejnë 1 miliardë e 398 milionë USD, duke qenë rreth 50-60 milionë USD prapa Junajtidit. Klubi i “Old Trafordit” po ndjen krizën e rezultateve, pasi sezonin e fundit nuk luajti në Champions, dhe prej disa vitesh nuk pretendon dot për titull.

Në tërësi, në 10 vendet e para dominon Premier Liga angleze me 6 klube, pasi aty janë edhe Mançester Siti, Çelsi i Londrës si dhe dy klubet e tjerë londinezë, Totenhemi e Arsenali. Bajerni i Mynihut është klubi i vetëm gjerman në 10-she, në vendin e 6-të duke humbur dy pozicione, dhe me vlerën rreth 1.17 miliardë USD. Franca përfaqësohet vetëm nga Paris SG në vendin e 7-të, me vlerë 1. 07 miliardë USD, ndërsa Seria A nuk ka asnjë ekip në dhjetë të parët, pasi Juventusi është i 11-ti.

Sfidanti.al