Epidemia nuk bën shaka dhe nuk ka asnjë siguri se lojtarët nuk mund të sëmuren. Ja ku ndodhi tek Sevilja, që pati një futbollist pozitiv me koronavirus, duke vënë në dyshim ndeshjen e të tetave të finaleve ndaj Romës. Do të luhet në 6 gusht në stadiumin e Seviljes, ndërsa lojtari në fjalë është izoluar dhe nuk mund të marrë pjesë, ndërsa pritet rezultati i testeve të dyfishta për lojtarët e stafin teknik. Rezultatet e tamponit të parë dolën që të gjithë negativë, por ndryshe nga Shqipëria, Spanja bën dy herë analiza. Nëse gjithçka shkon siç duhet, ndeshja duhet të luhet, por shqetësimi është i madh.
Sfidanti.al