Ramosi i drejtpërdrejtë: “Në përgjithësi, unë nuk pajtohem me Ronaldon”

Serhio Ramosi është, gjithnjë, njeriu nr.1 që ndodhet në objektiv të gazetarëve, kur Realit të Madridit nuk i ecen mirë në fushën e futbollit dhe, ndërsa, para afro 10 ditësh, kapiteni i “mbretërorëve” kërkoi nga media që të mos ta dramatizonte më tepër se duhej minikrizën tek ekipi kampion i Evropës, tani, thjesht, ai nuk mund të qëndronte i qetë, duke u përgigjur sipas stilit të tij të veçantë, kur atë e pyeten për Kristiano Ronaldon: “Ne kemi pasur disa rezultate të dobta, por nuk është koha për të ndezur ‘sistemin e alarmit’.

Sa i përket Ronaldos, unë mund t’ju them se nuk pajtohem me Ronaldon, madje, unë, në përgjithësi, nuk pajtohem me të. Ekipi ynë nuk është bërë më i dobët, mbas largimit të disa lojtarëve (Ronaldo, në një prononcim të tij të fundit, tha se Reali nuk është më aq i fortë, mbas largimit të Pepes, Hamesit dhe Moratës), sikurse tha ai (Ronaldo). Askush nuk e përmendi largimin e tyre, kur ne fituam Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës. Mua, për vete, nuk më mungon asnjëri nga ata që është larguar. Formacioni ka ndryshuar, por lojtarët që ne tani kemi në dispozicion, i kryejnë mirë të detyrat e tyre”, vuri në dukje kapiteni Ramos, në një pronocim të tij, në “Kadena Ser”.

 

Sfidanti.al