Tjetër gabim i Barcelonës? Murinjo kërkon t’i marrë një yll

Nuk është si rasti “Nejmar”, por sidoqoftë mund t’i përngjajë më vonë. Mbrojtësi Samyel Ymtiti (Samuel Umtiti) ka një klauzolë prej “vetëm” 60 milionë eurosh dhe një klub i madh europian dëshiron që ta marrë atë që nga Barcelona. Francezi ka qenë titullar i përhershëm në formacionin e trajnerit Ernesto Valverde dhe është një sukses i madh që kur mbërriti në “Kamp Nou” verën e vitit 2016, ndaj nuk është çudi që Zhoze Murinjo e mendon se “melhemin” e shqetësimeve të tij në mbrojtje.

Klauzola prej 60 milionësh është tërësisht e përballueshme nga financat e Mançester Junajtidit, dhe nëse bashkë me ofertën bashkohet dëshira e futbollistit, katalanasit nuk mund të bëjnë asgjë. Gjithsesi, shpresa e klubit të La Ligës është që Ymtiti të mos dëshirojë të largohet nga “Kamp Nou”, dhe të kërkojë një kontratë të re, ku do të ketë padyshim edhe një klauzolë të re, shumë më të lartë.

Sfidanti.al