Raiola propozon një revolucion për futbollin: Hiqni pagesat për kartonin!

Nuk dihet nëse kjo gjë mund të realizohet, pasi është krejt e kundërta e asaj që ndodh tani, por e kaluara na jep shembuj se revolucionet mund të ndodhin. Mino Raiola, një nga agjentët më të njohur të futbollit, ka propozuar që FIFA të anulojë pagesat që klubet bëjnë për kartonin e lojtarëve. Kjo do të thotë se edhe nëse lojtarët do të jenë nën kontratë, sipas Raiolës nuk duhet të paguhet kartoni sipas vlerës së tregut (kërkesë-ofertë), por vetëm të diskutohet për rrogën. FIFA kishte propozuar të kufizonte fitimet e agjentëve si Raiola apo Mendes me vetëm 10 për qind të vlerës së transferimit, dhe vetëm me 3 për qind të rrogës së lojtarit. Raiola ka realizuar një nga transferimet më të mëdha të viteve të fundit, atë të Pol Pogbasë tek Mançester Junajtid për 89 milionë paundë stërlina nga të cilat 41.9 milionë i mori vetë, ndërsa sipas propozimit FIFA-s nuk mund të marrë më shumë se 8.9 milionë paundë stërlina.

Sfidanti.al