Mediat kanë opinione të ndryshme për atë që ndodhi në ndeshjen Milan-Napoli, dhe konkretisht për golin që iu anulua Frank Kesit. “Kështu nuk shkon, – bën lojë fjalësh “La Gazeta delo Sport, me inicialet e VAR-it¸- furi e Milanit pas anulimit të golit të Kesit: “Një gabim!” i kundërt gjykimi i “Il Korriere delo Sportit”, që analizon momentin e golit të Milanit dhe sipas specialistëvë të tij mendon se anulimi ishte i drejtë. “Pësuam një gol shumë naiv sepse lojtarët ishin aty, por u zunë në befasi, – tha trajneri i Milanit, Pioli, – na mungoi paksa qartësi e cilësi në 30 metrat e fundit, por jam i kënaqur me impenjimin e lojtarëve, që dhanë gjithçka. Nuk meritonim ta humbisnim këtë ndeshje. Sa për golin e anuluar, nuk dua të kritikoj gjyqtarin, por mendoj se një lojtar i shtrirë në fushën e lojës nuk e pengon mbrojtësin, nuk ndikon në aksion”. Për fatin e tij të keq, Pioli ende nuk e ka fituar një ndeshje ndaj Spaletit, që e mundi edhe këtë herë.
Sfidanti.al