Barcelona mund të ëndërrojë për Halandin dhe De Ligtin!

Për momentin është ende në krizë të thellë financiare, por besimi te ky klub nuk është zhdukur. Barcelona pritet që shpejt të kthehet sërish në një nga aktorët e mëdhenj të futbollit europian dhe botëror, siç e deklaron edhe agjenti i Erling Halandit, Mino Raiola. Agjenti italo-holandez thotë se Halandi mund të shkojë tek Barcelona, siç mund të shkojë edhe në cilindo ekip tjetër të rëndësishëm me të cilin mund të bihet dakord. Po ashtu, ai nuk përjashtoi mundësinë që norvegjezi 21-vjeçar të vazhdojë edhe një sezon tjetër (2022-2023) tek Dortmundi. “Për 1-2 vjet Barcelona do të jetë sërish mes më të mëdhenjve”, – thotë Raiola. Mediat katalanase shkruajnë se edhe De Ligt i Juventusit ka mundësi të kalojë në “Kamp Nou”, pasi refuzoi katalanasit në 2019 për të kaluar tek Juventusi.

Sfidanti.al