Sporti profesionist i niveleve më të larta bën të mundur që njeriu të shpëtojë nga ankthi i mbijetesës së përditshme, dhe madje ta humbasë kuptimin për paranë. Madje, kjo shpesh ndodh shumë shpejt, rreth moshës 17-18-vjeçare siç po i ngjan kampiones së re të US Openit, Ema Radukanut. Britanikja që triumfoi në Nju Jork kishte fituar rreth 300 000 USD deri përpara këtij turneu, aspak keq për një vajzë 18-vjeçare, madje as për shumicën e të rriturve qoftë edhe në vende shumë të zhvilluara si SHBA. Veçse, kjo ishte shumë pak për tenisten profesioniste e cila bashkë me trofeun në Grand Slem, mori edhe 2.5 milionë USD shpërblim. Duke qeshur, ajo tha pas finales se “unë doja të fitojë për të blerë kufje të reja, sepse kufjet që kisha nuk po i gjeja dot”. Gjithsesi, ajo e dinte se do të fitonte më shumë, sepse edhe tenistja numër 100 në renditjen botërore, 21-vjeçarja Kler Liu, ka në bankë gati 800 000 USD.
Sfidanti.al