Lajpcigu e vlerëson rreth 70 milionë euro, një shifër tepër e lartë për klubin katalanas, në kushtet e tanishme. Gjithsesi, Barcelona mësohet se dëshiron ta ketë Dani Olmon, sulmuesin e kombëtares së Spanjës, që do të krijonte shumë harmoni në “Kamp Nou” bashkë me Zhordi Albën, Busketsin apo Pedrin. Sidoqoftë, tregtia në futboll është në fushë të gjerë dhe ja ku kanë hyrë në konkurrim edhe Mançester Junajtidi e Bajerni. Bavarezët janë gjithnjë me atë të drejtën “zakonore” që të kërkojnë më të mirët që luajnë në Bundesligë, dhe brenda Gjermanisë çmimet mund të uleshin, ndërsa Mançester Junajtidi sulmon me të drejtën e atij që i ka arkat plot. Në fund të fundit, kush nuk do të dëshironte të luante sot në “Old Traford” bashkë me Kristiano Ronaldon, Sançon, De Gean, Varanin, Megajerin, Bruno Fernandezin apo Rashfordin?
Sfidanti.al