Shumë rrallë ka ndodhur ndonjëherë që një teniste 18-vjeçare dhe një 19-vjeçare të diskutojnë titullin e turneu të tillë. Ema Radukanu dhe Lejla Fernandez janë pikërisht vajzat adoleshente që do të luftojnë në finalen e US Openit, një Grand Slemi, për herë të parë nga viti 1999. Kjo është finalja e parë mes dy tenistëve që kanë ardhur nga turneu kualifikues, për meshkuj apo për femra, që nga fillimi i epokës së “Hapur” (Open) në 1968. Fernandez mundi bjellorusen Sabalenka në tre sete, 7-6, 4-6, 6-4, ndërsa Radukanu kaloi greken Maria Sakari me rezultatin 2-0, 6-1 e 6-4, në vetëm 84 minuta. Britanikja me origjinë rumuno-kineze nuk ka humbur asnjë set deri tani në Nju Jork, dhe u bë më e reja finaliste në nëj Grand Slem që nga Maria Sharapova në 2004 në Uimbëlldon, e para britanike në një finale të tillë në 44 vjet.
Sfidanti.al