Juventusi duhet të falenderojë Italinë e Roberto Mançinit

Trajneri i sotëm i të kaltërve nuk ka qenë kurrë pjesë e klubit bardhezi, por po e ndihmon që lojtarët e tij të ngrenë kokë e të shpëtojnë sezonin. Mediave italiane nuk mund t’i shpëtonte fakti se në ekipin kampion të Europës këto ditë luajnë 6 lojtarë të Juventusit, dhe pas fitores së fundit 5-0 në eleminatoret e Botërorit, ata janë gati për t’u kthyer në Torino. Ndihmë e madhe sidomos për Bernardeskin që shkëlqen me Italinë, por edhe Kean që shënoi gol, për të mos harruar Kielinin, Bonuçin, Lokatelin dhe Kiezën. Për fat të keq, Kieza ka një dëmtim dhe nuk luan nesër ndaj Napolit në Serinë A. Gjithsesi, ky bllok juventin i Italisë (si në kohën e Bearxotit) mund t’i bëjë mirë ekipit të Maks Alegrit që nuk e ka nisur mirë kampionatin.

Sfidanti.al