Qershori 2023 është data e pensionit për legjendën Bufon

Në atë kohë do të jetë 45 vjeç, padyshim një nga lojtarët më jetëgjatë të futbollit në histori, ndërsa do t’i duhet të marrë një vendim për sezonin tjetër. Në moshën 43-vjeçare, Xhanluixhi Bufon, ende ka plane përpara vetes dhe dilema është nëse duhet të vazhdojë me Juventusin apo të shkojë jashtë Italisë për të pasur më shumë minutazh. Legjenda e portës shkëlqeu në fitoren 2-1 të Juves ndaj Napolit në Serinë A, ku trajneri Pirlo la në stol titullarin Vojçieh Shezni, duke argumentuar se polaku ishte i lodhur edhe nga ndeshjet me kombëtaren.

Drejtuesit e klubit duan që Bufoni të vazhdojë edhe një vit të paktën, dhe priten bisedime me presidentin Anjeli. Veterani ka luajtur 19 nga 20 sezonet e fundit tek Juvja me të cilën ka fituar 11 tituj kampion, 4 Kupa të Italisë, por ka varur në qafë vetëm 3 medalje të argjendta në Champions, me 3 finalet e humbura në 2003 ndaj Milanit, 2015 ndaj Barcelonës e 2017 kundër Realit. “Në kokën time kam vendosur një stekë që është deri në qershor 2023, ai do të ishte maksimumi, – thotë portieri, – gjithsesi, unë mund ta lë futbollin edhe për 4 muaj”.

Sfidanti.al