Qen-roje për të mbrojtur një pasuri që as nuk e kuptojnë

Futbollistët e Premier Ligës që banojnë në Anglinë e Veriut apo Veriperëndimit janë duke blerë qen-roje, e duke i vendosur nëpër shtëpi, për t’u mbrojtur nga sulmet e vjedhësve. Kohët e fundit ka pasur rritje të vjedhjeve të tilla në pjesën veriore, më së shumti në Mançester, ndaj edhe lojtarët që kanë blerë më shumë qen-roje janë të Junajtidit dhe Sitit.

Këta djem që po blejnë qen stani gjermanë (pastor) apo rotvajler, janë fare të rinj, por kanë një pasuri të madhe për moshën e tyre, të fituar sepse dinë të luajnë mirë me top. Vjedhësit, ndërkaq, janë njerëz të pafavorizuar nga jeta, të lindur në familje në pamundësi, dhe jetojnë sipas parimit që “atë që nuk ma jep shoqëria, e marr vetë”.

Sfidanti.al