Njëri nga “pleqtë” e sportit provoi se mosha 33 vjeç nuk është barrierë e pakapërcyeshme për një kontratë-rekord. Kristiano Ronaldo do të fitojë 30 milionë euro në sezon tek Juventusi, në një kontratë 4-vjeçare, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në futboll. Në moshën 37-vjeçare, ai do të fitojë sërish 30 milionë euro, apo edhe më shumë, vërtet një gjë e paimagjinueshme derisa ndodhi.
Gjithsesi, një tjetër 33-vjeçar iu përgjigj portugezit, dhe ky ishte Ljuis Hamilton. Piloti anglez i Formula 1 nënshkroi kontratën e re me Mercedesin me vlerë më të madhe sesa ajo e CR7-ës me Juven, plot 50 milionë euro (45 milionë paund stërlina). Sidoqoftë, anglezi arriti ta bindte Mercedesin vetëm për dy vjet, deri në 2020, jo për 4 si Ronaldo, Juventusin. Formula 1 është sport tepër i shpejtë dhe kërkon parametra fizikë që mund të ndryshojnë me moshën.
50 milionë euro