Klopi “mbyll qepenin”: Liverpuli ka gjithçka që i duhet!

Blerjet e fuqishme pasuan njëra-tjetrën. Fillimisht nga Liverpuli, në janar, Van Dajku, që verën e kaluar ishte siguruar Nabi Kejta nga Lajpcigu, gjatë verës erdhi pikërisht Keita, pastaj Fabinjo dhe Shaqiri. Më në fund, portieri Alison nga Roma, që kushtoi gati 75 milionë euro, një rekord botëror për rolin e tij. Rekord botëror për rolin kishte qenë edhe Van Dajku, me 85 milionë euro shpenzim për kartonin.

“Liverpuli ka gjithçka që i duhet për sezonin e ardhshëm, pasi nuk mendoj se mund të bëjnë gjë tjetër në treg, – tha trajneri Klop, pa ardhjes së portierit, – jam shumë i sigurt për këtë”. Nënkampionët e Europës e kanë krijuar “boshtin” e ekipit, duke nisur nga porta (Alison), mbrojtja (Van Dajk, Lovren), mesfusha (Henderson, Fabinjo) dhe sulmi (Salah, Mane, Firmino). Gjithsesi, mbetet një pikëpyetje, sulmuesi Nabil Fakir i Lionit, i cili mund të kushtojë 60 milionë paund stërlina.

Sfidanti.al