Inter ruaj Ikardin, 110 milionë euro s’janë gjë për Realin

Objektivi kryesor i sulmit për Realin qenka zhvendosur në Serinë A. Mediat spanjolle njoftojnë se presidenti Florentino Perez dhe trajneri Hulen Lopetegi po mendojnë për kapitenin e Interit, Mauro Ikardi, të cilin mund ta sigurojnë për 110 milionë euro. Kaq është klauzola e transferimit të argjentinasit, sipas “Markës”, shifër që një klub si Reali mendohet se nuk e ka problem.

Me largimin e Ronaldos, madrilenët duan një sulmues që të shënojë shumë gola, dhe është menduar Harri Kejni, por edhe Ikardi. Kapiteni i Anglisë besohet se do të kushtonte tepër shumë, rreth 200 milionë euro, dhe po ashtu nuk është e sigurt nëse mund të merret nga Totenhemi. Mbetet që Interi të mbrojë kapitenin që të mos largohet.

Sfidanti.al