Pse Fergusoni i dha “spaletat” Nevilit? Që të mos ziheshin Ronaldo e Runi!

“Ti mor bir do tam bash patjetër këtë m.. shiriti”. Këto ishin fjalët që Sër Aleks Ferguson nxorri nga goja kur u kundërshtua nga njëri prej lojtarëve të tij më besnikë. Geri Nevil ishte futbollist “24 karatësh” i Mançester Junajtidit, “prodhim” i Akademisë së klubit, dhe skocezi i madh e kishte zgjedhur si kapiten të skuadrës së tij. Në një moment, ish-mbrojtësi i djathtë refuzoi nderin e madh kohët e fundit të karrierës së tij në “Old Traford”, por Fergusoni këmbënguli.

“Unë isha kapiten prej shumë kohësh, por vitet kalonin dhe unë nuk doja ta mbaja shiritin duke pasur kaq shumë personalitete në ekip, – tregon Nevili, – unë pësova edhe dëmtim dhe mendoja se nuk ia vlente që ta mbaja më tej. Shkova të takoj Sër Aleksin në fazën përgatitore para nisjes së sezonit, dhe ia thashë mendimin tim, por ai nuk pranoi. Ai tha se “ti duhet tam bash atë m.. shiriti, ti dhe Gigsi do të bëni rotacion për të”. Fergusoni i shpjegoi Nevilit se nëse ai do të hiqte dorë nga shiriti, në skuadër do të krijohej përçarje sepse rolin e kapitenit do ta pretendonin Kristiano Ronaldo, Uejn Runi, Nemanja Vidiçi apo edhe Rio Ferdinandi. Nevili sot qesh dhe thotë se “ne ishim si policët e skuadrës, por unë sërish mendoj se nuk duhej ta mbaja shiritin”.

Sfidanti.al