Juventus, Dybala I lidhur përjetë me bardhezinjtë

Paulo Dybala është e tashmja dhe e ardhmja e Juventusit dhe të mendosh që përpara një viti argjentinasi ishte pranë largimit nga kampionët e Italisë. Zonja e Vjetër tashmë e ka vënë Dybalën në qendër të projektit për të ardhmen dhe rinovimi  zyrtar I kontratës është vetëm cështje kohe pasi vetëm coronavirusi pengoi firmën e Dybalës në kontratën e re.

Tashmë është arritur akordi mes palëve; kontrata e Dybalës që skadon në vitin 2022 do të zgjatet edhe me 3 vjet të tjerë deri në cvitin 2025 kur argjentinasi të jetë 32 vjec, me pak fjalë bëhet fjalë për një kontratë thuajse të përjetshme. Padyshim që kriza e shkaktuar nga pandemia do të bëjë që klubi të rishohe akordet ekonomike që do të jenë në ulje, ndërkohë që ishte parashikuar që ajo të shkonte nga 7.5 në 10 milionë Euro në sezon ku përfshihen edhe bonuset.

Sfidanti.al