Unioni Ndërkombëtar I Ciklizmit bëri zyrtare nisjen e Turit të Francës për vitin 2020 në 29 gusht dhe do të zgjasë në 20 shtator.Bëhet fjalë për një shtyrje të evenimentit që ishte parasikuar të niste në qershor, për shkak të coronavirusit. Ishte ky një vendim që u shoqërua edhe me disa të tjerë sic ishte ajo e vendosjes së Giro d’Italias dhe Xhiros së Spanjës në datat pas Botërorit te Ciklizmit që do të mbahet në 20-27 shtator në Aigle-Martigny
UCI doli me një komunikatë ku publikonte kalendarin e ri pas përfundimit të një mbledhjeje në videokonferencë mes Shoqatave të organizatorëve asaj të skuadrave dhe Shoqatës së Ciklistëve. Në komunikatën e tij Unioni Ndërkombëtar ciklistik konfirmoi zgjatjen e pezullimit të evenimenteve deri në 1 korrik, ndërkohë që për garat e Ëorld Tour do të duhet të pritet deri në 1 gusht.
Po kështu UCI bëri të ditur se kampionatet kombëtare do të zhvillohen në 22-23 gusht, ndërsa Evropiani I Trentins 2020 do të mbahet në të njëjtat data që janë përcaktuar që në fillim. tTani mbetet të përcaktohen datat për evente si Milano-Sanremo (Itali), Paris-Roubaix (Francë), Liezh-Bastonj-Liezh (Belgjike) e Xhiro e Lombardisë (Itali).
Sfidanti.al