Juventus, dy tampon negativë, shërohen Rugani e Matuidi

Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë shëruar nga Covid-19. Lajmi zyrtar erdhi nga vetë klubi I Juventusit  nëpërmjet një komunikate për shtyp ku thuhet se mbrojtësi dhe mesfushori I kryen të dy testet me tampon dhe të dy dolën negative. Është ky një lajm fantastik për Juventusin që tani është në pritje të rezultateve të testeve të Paulo Dybalës. Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, argjentinasi në testin e parë me tampon rezultoi negative dhe pas disa ditësh do të mësojë përgjigjëen edhe të testit të dytë

Tani Rugani e Matuifi mund të konsiderohen të shëruar kështi që nuk janë më nën regjimin e izolimit në shtëpi. ‘Daniele Ruggani dhe Blaise Matuidi kryen sipas  protokollit testet diagnostikuese për coronavirus. Testet rezultuan negative dhe futbollistët tashmë janë të shëruar dhe nuk janë më në regjimin e izolimit në shtëpi-lexohet në komunikatën zyrtare të Juventusit.

Sfidanti.al