Presidenti i UEFA-s i heq një vërejtje miqësore Lionel Mesit!

Këto fjalë duhej t’i kishte thënë numri 1 i FIFA-s, Xhani Infantino, por dolën nga goja e një drejtuesi tjetër. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, lëshoi një kritikë të përmbajtur, por domethënëse për Lionel Mesin lidhur me atë që ndodhi pas finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës. Çeferin iu referua festimit të portierit argjentinas, Emiliano Martinez, që talli Kilian Mbapenë me një veprim të turpshëm. “Mesi duhej t’i kishte thënë atij që të kishte treguar më shumë respekt”, – ishin fjalët e drejtuesit nga Sllovenia.

Sfidanti.al