Largohet ëndrra për të parë duelin Mesi-Kristiano në Arabi!

Nuk ekziston optimizmi siç ndodhi kur ishte koha e bisedimeve për transferimin e Ronaldos. Në atë kohë, gjithkush ishte i bindur se Kristiano do të shkonte në Arabinë Saudite, tek Al Nasri, ashtu edhe siç ndodhi me pagesën 200 milionë euro në sezon, dhe 500 milionë euro në 2.5 vjet. Tashmë, kur Arabia Saudite po përpiqet të miklojë Lionel Mesin, situata duket ndryshe. Kampioni i botës nuk duket se do të bindet nga 350 milionë euro në sezon që i ofrohen për t’u bashkuar me Al Hilalin ose Al Itihadin, dhe kjo padyshim që ka dëshirë të kthehet në Barcelonë. Gjithashtu, nuk do të donte të bëhej ambasador i Arabisë Saudite për Kupën e Botës 2030, ku pretendon edhe Argjentina e tij.

Sfidanti.al