Lejkërsat fitojnë, por vendi në plej of ende nuk është siguruar

Edhe pse ia dolën ndaj Feniksit (që kishte shumë mungesa), sërish “Liqenasit” nuk janë aty ku duan. Los Anxhelos Lejkërsat mbeten pjesëmarrës në plej in, pra me dy fitore mund të hyjnë në plej of, por duan që këto sfida t’i shmangin. Për këtë mund t’i ndihmojë fitorja 121-107 ndaj Feniksit që i mban me shpresë, ndonëse suksesi i Golden Stejtit bëri që kalifornianët të jenë ende në vendin e 7-të. Lebron Xhejms nuk shkëlqeu aq shumë këtë herë duke luajtur 29 minuta, shënuar 16 pikë, kapur 6 topa në tabela e shërbyer 6 asistë. Entoni Dejvis po ashtu nuk pati shumë pikë, 14, por kapi 21 topa në tabela, ndërsa u dalluan më të rinjtë si Rasëll (24 pikë), Rivis (22) dhe Bisli (21).

Sfidanti.al